Amerika goditet nga ‘Sandy’ (Video)


Një vinç i ndërtimtarisë, i cili gjendet në një lartësi që mbërrin katin e 65-të të një ndërtese në qendër të Manhattan në New York , tashmë është shkëputur nga baza e tij dhe kërcënon të bie në rrugë, si pasojë e stuhisë që i ka paraprirë uraganit “Sandy”.
Sipas televizioneve të New Yorkut në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet për shpëtim të cilat do të përpiqen ta sforcojnë sërish vinçin dhe ta parandalojnë rënien e tij në tokë